Ballina LAJME Teknologji, përdoruesit e Windows 7 në rrezik nga një problem sigurie

Teknologji, përdoruesit e Windows 7 në rrezik nga një problem sigurie

Përdoruesit e kompjuterave me sistem operimi MS Windows 7 janë në rrezik të vërtetë për shkak të një problemi serioz sigurie, i cili lejon hakerët të marrin nën kontroll kompjuterat.

Në fakt, problemi i sigurisë është një kombimin i një mangësie të zbuluar tek shfletuesi Google Chrome, nëpërmjet të cilit shfrytëzohet një mangësi në sigurinë e sistemit të operimit MS Windows 7.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Google, duke theksuar se tashmë ka shpërndarë një përditësim në shfletuesin Google Chrome për të mbyllur problemin. Ndërkohë, Microsoft bën të ditur se është ende duke punuar për të zgjidhur problemin e identifikuar tek sistemi i operimit MS Windows 7.

Mësohet se problemi gjendet tek elementët kyç të sistemit të operimit, që duhet të ndalojnë ndërveprimin e të dhënave të brendshme me aplikacione të jashtme.