“Të thyejnë kokën me para”, bashkëshorti i Kim Kardashian i bën dhuratën e çuditshme!

76

Kim Kardashian dhe reperi i njohur Kanye West janë një ndër çiftet më të pasura në botë.

Zakonisht, kur flitet për çiftet që kanë shumë para mendohet se dhuratat që i bëjnë njëri-tjetrit janë mjaft luksoze.

Ky nuk është rasti i çiftit në fjalë. Kanye i ka dhuruar Kimit një domate jeshile, një kokërr qershi dhe lule. Këtë dhuratë reperi e ka shoqëruar me këtë urim:

“Jam shumë krenar për bashkëshorten time të bukur, Kim Kardashian West, e cila u bë zyrtarisht një miliardere. Ke përballuar stuhitë më të vështira dhe tani Zoti po ndriçon ty dhe familjen tonë. Shumë i bekuar për jetën, prandaj të bëra këtë dhuratë. Të duam shumë!” Sipas Kanye-s, fotoja është një simbol i jetës dhe vazhdimësisë së saj.

foto galeri