Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Shkodrës pak minuta më parë, ku si pasojë mbetur i plagosur një person.
I plagosuri është identifikuar si Mikel Fusha.
Ndërkohë më tej raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Mark Lula”.
Nëna e të plagosurit ka raportuar se djali dhe autori janë konfliktuar para një jave në lokalin ku ishte i punësuar.
Autori, i ka thyer tavolinat e lokalit ku ai punonte.
Po ashtu ajo shtoi se autori ditën e sotme ka shkuar në lokalin në fjalë me disa shokë. Sipas saj, policia ka pasur dijeni për ngjarjen.