Të shtënat me armë në dyqan, vihet në pranga roja/Pa gjithçka, por nuk tregoi

66

Është vënë në pranga roja e subjektit tek Kthesa e Kamzës në Tiranë, ku mëngjesin e së martës u qëllua me armë.

Roja është identifikuar si 46-vjeçari Perlat Meshi, polic privat në dyqanin ku ndodhi ngjarja.

Roja ka parë të gjithë skenën, por nuk ka lajmëruar askënd.

Policia njoftoi ditën e djeshme se rreth orës 08:25 të së martës, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake Zanussi, ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr,6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A., se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer, menjëherë organizuan punën, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale.

Në përfundim të veprimeve të para ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.M., 46 vjeç.

Ky shtetas në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit E.B, i kanë gjetur disa fishekë luftarak i cili në përfundim të veprimeve të para u procedua në gjendje të lirë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale“Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.