Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person në Berat/EMRI

32

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Poshnjë, në Berat.

Bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.

Ai është 33 vjeçari Iliaz Ismaili, që pak ditë më parë ishte kthyer nga Anglia.

Nuk dihet ende shkaku që çoi në përdorimin e armës.

Policia tha se sot rreth orës 18:00, në fashatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, – tha policia.