Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy të rinj

41

Të shtënat me armë në qytetin e Vlorës.

Një person dyshohet se ka qëlluar në ajër,  me një armë zjarri tip pistoletë, në afërsi të Triportit, gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 19:00.

Mësohet se një 26-vjeçar ka rënë në pranga, ndersa është shoqëruar në polici edhe një shoku i tij.

Në pranga kanë rënë E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.