Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, detajet e para

28

Të shtëna me armë zjarri vunë terrorizuan zonën e Alliasit në Tiranë, duke vënë në alarm policinë e kryeqytetit.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia konfirmoi se shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana e tyre, kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.

Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.