Të shtëna me armë zjarri në ish-Bllok, i plagosuri drejt spitalit të Traumës

24

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sherri mes të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I plagosuri rreth 30 vjeç është nisur me urgjencë drejt spitali të Traumës.

Burime policore bëjnë me dije se i riu ka marrë një plumb në këmbë, pa rrezik për jetën.

Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur dhe autorit.