Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 19:20, në lagjen nr.4.
Pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi Arbër Tivari, 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit A.B.