Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump ndërpret konferencën me gazetarët

47

Të shtëna me armë zjarri janë verifikuar në Shtëpinë e Bardhë. Për këtë arsye presidenti i SHBA, Donald Trump ka ndërprerë konferencën e tij me gazetarët.

“Pati të shtëna me armë zjarri dhe dikush mbeti i plagosur. Nuk e di gjendjen e tij”. -tha ai pasi u ndërpre konferenca.

Më pas ai është kthyer sërish në podium dhe u ka shpjeguar gazetarëve se është larguar nga salla, pasi kishte patur të shtëna.

“Dua të falënderoj shërbimet sekrete që reaguan në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, tha Trump.

Këto të shtëna u regjistruar në 17th dhe Pennsylvania Avenue NW, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti u pyet gjithashtu nëse ishte i tronditur, ai u përgjigj:

“Nuk e di! Pse? Dukem i tronditur?”

Trump ka falenderuar gjithashtu shërbimet sekrete amerikane duke folur për ta me superlativa.