Të shtëna me armë në Vlorë, grabitet argjendaria

101
Foto ilustruese

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Vlorë, gjatë një grabitjeje.

Ngjarja ka ndodhur në tentativë për grabitjen e një argjendarie.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një person i armatosur ka hyrë në argjendari, ku ka marrë sende me vlerë.

Pas grabitjes, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Grabitësi raportohet se është futur në argjendari dhe pas rezistencës së pronarit ka qëlluar edhe me armë, por dyshohet se ka qëlluar me plumba manovër, duke mos rrezikuar jetë njerëzish.

Policia ka ndaluar një të dyshuar, ndërkohë besohet se dy persona të cilët u futën fillimisht si blerës, janë përfshirë në grabitjen e argjendarisë.