Të shtëna me armë në kompleksin “Equos”, Mullet/Një person qëllon me armë

123

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në kompleksin e njohur “Equos” i cili ndodhet në fshatin Mullet.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se disa të rinj janë konfliktuar dhe situata ka degjeneruar në të shtëna me armë.

Ende nuk raportohet për ndonje viktimë apo person në gjendje të rëndë.

E shtëna me armë ka ardhur nga një person i cili është larguar me një mjet tip “Fuoristradë”.