Një person në Divjakë qëllon me armë zjarri në ajër.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:50, në fshatin Ferras.
Dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.