Të shtëna me armë drejt një lokali në Shkodër, ja të dhënat paraprake

249

Të shtëna me armë raportohen në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç.

Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në pronësi të shtetasit  A.P.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.