Të shpallur në kërkim për vjedhje e kundërshtim të policëve, arrestohen dy të rinj

16
Foto ilustruese

Policia e Beratit ka arrestuar një 27 vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për kundërshtim të forcave të policisë ndërsa ndaj tij gjykata kishte dhënë vendimin e “arrestit në burg” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Konkretisht, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. A., 27 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Në njoftimi e saj, policia thotë se u bë kapja e shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Veprimet e mëtejshme për shtetasin E. B. do të kryhen nga DVP Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.