Të rinjtë nuk heqin dorë nga garat me makina, shpejtësi deri në 167 km/h në rrugën Sauk-TEGrrugën

56

Policia e Shtetit bën me dije se vijon monitorimi me radar në rrugën Tirane-Elbasan, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Policia ka evidentuar se ka makina të cilat lëvizin me shpejtësi deri në 167 km/h.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente janë pezulluar 9 Leje Drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 148 deri në 167 km/h.

Gjithashtu janë vendosur dhe 8 masa për parakalime të gabuara dhe shpejtësi pa masë plotësuese pezullim patente dhe një masë me vlerë maksimale 300.000 lekë të vjetra për shpejtësi 148 km në orë dhe drejtuesi i mjetit ishte shtetas i huaj .

Ndërkohë që prej orës 22.00 po vijojnë kontrollet me drager në të gjitha rrugët e Tiranës ku deri në këto momente janë pezulluar 4 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varion nga 0.29 mg/l deri në 0.41 mg/l

“Mos nxitoni për të arritur fundin, shpejtësia vret jetë.-bën apel policia.

Mos drejtoni mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në g.jendje të dehur pasi në cdo rrugë ju pret drageri dhe polici”-bën apel policia.