Të pandehur në dosjen “339”, 11 persona presin vendimin e gjykatës për gjykim të shkurtuar/EMRAT

53

Vangjush Dako në shtator tek Krimet e Rënda, lëshohet fletë-thirrja -  Gazeta MapoGjykata e Posaçme ka kërkuar një javë kohë për të shqyrtuar kërkesat për gjykim të shkurtuar nga 11 të pandehur të dosjes “339”.

Nga të gjithë të pandehurit mediat raportojnë se vetëm Astrit e Altin Avdylaj kanë kërkuar të gjykohen në gjykim të zakonshëm.

Pjesa tjetër e të pandehurve, Jasin Kala, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Hajri Seferi, Shkelqim Avdylaj, Denis Llaftiu, Elton Shehaj, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Berushi kanë kërkuar të gjykohen me gjykim të shkurtuar.

Ndaj, edhe po presin vendimin mbi këtë kërkesë të tyren, i cili pritet të jepet të hënën që vjen.

Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.