Të humbur në Malësinë e Madhe prej ditësh, dy të rinjtë gjenden të vdekur

63

Gjenden pajetë trupat e dy të rinjve që u shpallën të humbur pak ditë më parë në Malësinë e Madhe.

Mësohet se bëhet fjalë për Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.

Ende nuk ka shumë detaje në lidhje me këtë lajm.

Ngjarja është e mbuluar me mister, dhe dyshohet se e ka zanafillën për prishje të pazareve të drogës.

Dyshimet janë se Vilson Çutaj 37 vjeç dhe Klement Pepaj 21 vjeç janë ekzektuar dhe groposur nga 25 vjeçari Danjel Pepaj pas një konflikti për vjedhjen e një sasie droge.