Të dy ishin duke konsumuar alkool në një tavolinë, 35 vjeçari tenton të vrasë 37 vjeçarin me thikë

16

Një 35-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë një 37-vjeçar në Pukë. Policia ka arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballë.

Ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit, i riu ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, edhe ky banues në Iballë.

Sipas policisë, të dy kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali të fshatit.

Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z. Ky i fundit, ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.