Të divorcuar, por të lidhur për trafikun e drogës, policia aksion në Lezhë

41

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçare si dhe ka shpallur në kërkim ish-bashkëshortin e saj, për shkak se akuzohen për trafik droge, pasi iu sekestrua 1.2 kg e dyshuar kokainë.

E arrestuara është Vera Preka., 50 vjeçe, banuese në Ishull, Lezhë. Gjithashtu u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Dod Markvukaj, 52 vjeç, banues në Ishull, Lezhë.

Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.