Mos harroni. Të dielën akrepat e orës do të kthehen një orë pas. 

Lëvizja e akrepave bëhet duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit. Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Komisioni Evropian, më 12 shtator të këtij viti, ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, ose kthimi në llogaritjen verore, për herë të fundit të bëhet më 31 mars 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE.

Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë.