Të dhënat e fundit, rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

68

Është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë shtimi i numrit të pacientëve Covid-19. Numri ka arritur në 64 teksa numërohen mes tyre 3 shtetas italianë.

Lajmërimi i plotë

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar: Jane 5 raste të reja me COVID-19: – 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri – Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë • Durrës 5 qytetarë • Lushnje 2 qytetarë • Elbasan 2 qytetarë • Fier 6 qytetarë • Rrogozhinë 2 qytetarë • Kavajë 2 qytetarë

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19. Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19. Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (19 Mars 2020) janë testuar 697 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

64 raste të konfirmuara 2 persona kanë ndërruar jetë

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 19.03.2020

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur

Tirana 45

Durresi 5 1 viktimë

Fieri 6

Elbasani 2

Lushnja 2 1 viktimë

Rrogozhina 2

Kavaja 2