Ballina RAJONI Ish-teleshitësja e famshme italiane dhe vajza e saj hapin biznes në Tiranë

Ish-teleshitësja e famshme italiane dhe vajza e saj hapin biznes në Tiranë

Stefania Nobile dhe ish-teleshitësja e famshme italiane Wanna Marchi kanë qenë të dyja të dënuara me nga 9 vjet burg për mashtrim nga drejtësia italiane. Megjithatë, vajza e Wanna Marchi, Stefania Nobile, ka hapur në Shqipëri një restorant dhe dyqan.

Dy gratë italiane, nënë e bijë, të cilat kanë qenë dënuar në mënyrë definitive në vendin e tyre nga gjykata me nga më shumë se 9 vjet burgim, secila për mashtrime të rënda, kanë gjetur Tiranën si vendin ideal për të investuar. Në fakt, është vetëm Stefania Nobile ajo që ka hapur një restorant dhe dyqan në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërkohë që nëna e saj Wanna Marchi pohon se ka ardhur në Shqipëri për hatër të së bijës, për të cilën është gati “të shkojë të jetojë edhe mes arinjve.” Të dyja ato mendojnë se jetojnë shumë mirë në Shqipëri.

Këto pohime Wanna Marchi i ka bërë në emisionin e njohur televiziv Maurizio Costanzo Show, ku ka vënë në dukje se nuk i kthehet më zanatit të vjetër të saj si drejtuese emisionesh promocionale televizive, por do të jetë vetëm shtëpiake.