Të dënuar për vjedhje me armë, dhe dhunë, dy persona nën “shënjestrën” e OFL/EMRAT

18

Në “sitën” e Operacionit Forca e Ligjit, kanë rënë këtë të premte dy shtetas me banim në Tiranë, më konkretisht Bylbil Thika dhe Erjon Cenokaçi.

I pari është dënuar për veprën “vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa shtetasi i dytë është dënuar për “vjedhje me dhunë” në Finlandë.

Në këtë mënyrë, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë të dy  shtetasve të dënuar.

B.Th., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;

E.C., banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.