Të dënuar për trafik droge, i sekuestrohen 300 mijë euro

51

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Bëhet fjalë për:

– 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.

– 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

– 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut.