Të dënuar për drogë, ja 4 personat që morrën formularin e OFL ditën e sotme/EMRAT

40

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët katër të dënuarve në Përmet dhe Gjirokastër, të cilët duhet të deklarojnë burimin e pasurisë. Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë Dermush Buzheri, Tatiana Gjini, Zhuljen Bezati dhe Gazmir Muhaj

Më konkretisht

D.B.banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

T.Gj.,banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Zh.B.,banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

G.M.,banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.