Të dënuar në Itali për trafik droge, kush janë dy të ndaluarit në Durrës/EMRAT

71

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ndaluar, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Policia e Durrësit ka vendosur në pranga dy shtetas, konkretisht: Iir Plaku, 55 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Cagliari/Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 12 ditë burgim, për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Rezistencë ndaj punonjësit  publik.

Si dhe Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Brescia/Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.