Të dënuar edhe më parë, kapen me 4 kg kanabis në Korçë dy fierakë

78

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre, atyre iu gjet një sasi prej 4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë të arrestuarit janë  E. M., 44 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për krime kundër jetës, të kryera me dashje) dhe P. Sh., 50 vjeç, banues në Libofshë, Fier (i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).