Të dehur tapë në timon, shkaktojnë aksidente dhe arrestohen shoferët e rinj

22

Ishin të dehur tapë në timon, shkaktojnë aksidente, arrestohen nga policia.

Aksidenti i parë u shkaktua nga një 19 vjeçar i cili duke drejtuar “Audin”, është përplasur me mjetin tip “Benz”.

Policia bën me dije se ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën Krujë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale”.

Një tjetër aksident është shkaktuar nga një 20 vjeçar. K. D., 20 vjeç, banues në Krujë akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Krastë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, shtetasit: E. A. dhe Xh. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.