Një grua 46-vjeçare u ndalua sot në Pikën Kufitare të Kakavijës.
Gjatë kontrollit në makinën ku ajo ishte pasagjere, iu gjet një sasi parash të padeklaruara.
46-vjeçarja me inicialet A. T kishte futur në çantë një sasi prej 23 mijë eurosh.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.