Ballina Showbiz Tayna së shpejti me këngën e re të ngjashme me “Columbiana”

Tayna së shpejti me këngën e re të ngjashme me “Columbiana”

Reperja e njohur dhe shumë e suksesshme Tayna do të sjellë një këngë të ngjashme me hitin “Columbiana” dhe ky është një super lajm për fansat e saj.

Ndërkohë për të gjithë ata që nuk e kanë dëgjuar, (mund të jenë të rrallë) dëgjojeni që ta keni parasysh se çfarë pritet të vijë së shpejti.

Bukuroshja është shprehur në këtë mënyrë: “Kënga e re nuk do jetë bashkëpunim. Ka për të qenë pak a shumë si ‘Columbiana’. Do publikohet pas muajit Ramazan.”

Përpos karrierës Tayna përflitet shumë edhe për linjat sexy.

A mban një dietë të caktuar për të ruajtur format? Pse nuk ka celulit?

Lidhur me këto pyetje ajo është përgjigjur: “Jam e bekuar. Kam genet e mira. Unë ha gjithçka, hamburgera, pica. Jam e bekuar me metabolizëm të shpejtë.”