Ballina Showbiz Tayna dhe Ledri Vula konfirmojnë bashkëpunimin

Tayna dhe Ledri Vula konfirmojnë bashkëpunimin

Pas përfoljes së shumtë nga mediat rozë për nja bashkëpunim të mundshëm, është konfirmuar se Tayna së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me hip-hop artistin Ledri Vula, pas publikimit të një sërë fotosh dhe një video të postuar nga vetë reperja.

Tashmë ky lajm u konfirmua me anë të një video, të cilën vetë Tayna e ka publikuar pak orë më parë në llogarinë e saj në Instagram.

Ledri dhe Tayna shfaqen së bashku në një supermarket, teksa nisin e luajnë me njëri-tjetrin. Sipas burimeve, kënga do të publikohet më shpejt se ç’prisnim, pikërisht javën e ardhshme. Duket se Tayna ka zgjedhur të jetë gjatë klipit me flokët bionde.