Ballina Showbiz Tayna: 10 vjeçe kam shkruar këngën e parë

Tayna: 10 vjeçe kam shkruar këngën e parë

Në një kohë të shkurtër, Tayna u kthye në fenomenin e muzikës shqiptare. U shfaq si një ndër reperet e para në Shqipëri dhe prandaj kjo tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut. Ajo është shumë aktive në muzikë dhe synimet i ka shumë të qarta për karrierën e saj. Tayna është bërë e njohur kohët e fundit, por siç duket pasioni për muzikën dhe veçanërisht për zhanrin rap ka lindur kohë më parë. Në një postim në ‘Instastory’, ajo ka treguar se që në moshën 10-vjeçare ka shkruar këngën e saj të parë.

“Më kujtohet kur kam qenë 10 vjeçe dhe kam shkruar këngën time të parë. Tentova të bëja rap dhe e regjistrova në mp3”, – ka shkruar Tayna. Ajo ka treguar se askush nuk e dinte këtë gjë dhe e cilëson jetën e saj të mirë.