Ballina Showbiz Taylor Swift së shpejti drejt altarit me Joe Alwyn

Taylor Swift së shpejti drejt altarit me Joe Alwyn

Mesa duket këngëtarja Taylor Swift do të fejohet së shpejti. Pavarësisht se ka patur disa histori dashurie duket se këtë herë ka gjetur personin e duhur. Prej dy vitesh ajo është e lidhur me Joe Alwyn, i cili po mendon që shumë shpejt t’i propozojë këngëtares për martesë shkruan Us weekly.

Ndryshe nga herët e tjera edhe vetë Taylor është më serioze për këtë marrëdhënie. “Joe mezi po pret t’i propozojë Taylor. Por ai dëshiron që të jetë një moment i paharruar dhe shumë i veçantë,” – ka zbuluar një burim pranë çiftit për revistën e njohur.

Madje për këngëtaren 28-vjeçare ai është djali i ëndrrave, prandaj me shumë siguri së shpejti ata do të shkojnë drejt altarit.