Ballina Uncategorized Tavë me lulelakër dhe salcë djathi

Tavë me lulelakër dhe salcë djathi

Përbërësit:

  • 450 gr lulelakër, e copëtuar
  • 3 lugë gjalpë
  • 4 lugë miell
  • 350 ml qumësht
  • 1 gjethe dafine
  • pak arrëmyshk
  • 1 lugë mustardë
  • 150 gr djathë kaçkavall i grirë
  • kripë, piper

Përgatitja:

Ndezim furrën në 180 gradë. Lyejmë me gjalpë një tavë pjekjeje dhe e lëmë mënjanë. Në një tenxhere me ujë dhe kripë, ziejmë lulelakrën e copëtuar për rreth 10 minuta, derisa të zbutet. Kullojmë lulelakrën.

Shkrijmë gjalpin në një tenxhere mbi zjarr mesatar, shtojmë miellin dhe i përziejmë bashkë, derisa të artësohen. Shtojmë gjysmën e qumështit, i përziejmë derisa salca të bëhet e njëtrajtshme, pastaj shtojmë edhe gjysmën tjetër të qumështit, gjethen e dafinës, kripë, piper dhe arrëmyshk, duke i provuar.

Ulim pak nxehtësinë, i vendosim tenxheres kapak dhe ziejmë salcën në zjarr të avashtë për 5 minuta, duke e përzier vazhdimisht. Heqim gjethen e dafinës, shtojmë mustardën dhe gjysmën e djathit të grirë dhe e përziejmë derisa të shkrihet.

Në tavën e bërë me gjalpë rregullojmë lulelakrën e kulluar. Hedhim sipër salcën e djathit të përgatitur dhe spërkasim sipër edhe djathin e mbetur. E pjekim në furrë për rreth 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë në kafe në sipërfaqe.

Para se t’i hedhim lulelakrave salcën e djathit, mund t’i shtojmë edhe copa proshute.