Targat e vjedhura nga një qytetare nga Durrësi, zbulohet makina e vrasjes në Shkodër

45
Makina e marrë me qira nga viktima

Lidhur me vrasjen e Gjin Ndojit, ngjarje e ndodhur në Vaun e Dejës, mjeti që dyshohet të jetë përdorur në ekzekutimin e tij, është gjetur i djegur rreth 1 km larg vendit të ngjarjes.

Gjin Ndoji u gjet i qëlluar me një plumb në kokë, ndërsa sipas policisë, ai njihej edhe si person me precedentë të theksuar kriminalë.

Mjeti teip Benz, i djegur rreth 1 km larg vendit të krimit, dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

Mjeti mbante targa AA 346 LC.

Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip “Fiat Punto” të cilat rezultojnë të vjedhura më 20 qershor 2020, në rrugën Ishëm-Durrës në pronësi të shtetases A. K, banuese në Durrës. Ajo kishte berë kallëzim për vjedhjen e targave të makinës.