Tantoi t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar, i moshuari përfundon në spital

19

Një 74-vjeçar në Sarandë, ka tentuar të vetëhelmohet dhe është transportuar në gjendje të rëndë në spital.

V.T., banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, është transportuar nga familjarët e tij në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë.

Sipas mjekëve i moshuari mendohet të ketë pirë fostoksinë dhe tashmë ai rrezikon jetën pasi është në gjendje kritike.

Specialistë të hetimit ndodhen në spital dhe janë duke marrë në pyetje familjarët për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen.