Ballina SPORT Talenti i Dortmund vonon skuadrën në aeroport nga emocionet

Talenti i Dortmund vonon skuadrën në aeroport nga emocionet

Borussia e Dortmund është nisur ditën e sotme për në Londër ku do të zhvillojë ndeshjen ndaj “Spurs”.

Diçka e pazakontë ka ndodhur pasi ylli i ri i Dortmund Jadon Sancho, kishte harruar pasaportën në shtëpi.

Emocionet e një ndeshje kaq të rëndësishme duket se e kanë kapluar talentin i cili u detyrua të kthehej në shtëpi të merte pasaportën.

Kjo detyroi skuadrën të qëndronte më gjatë në aeroport duke e vonuar kështu udhëtimin.