Taksisti në Tiranë dhunohet nga persona të paidentifikuar

38

Një taksist ka mbërritur me plagë në spital, teksa ka denoncuar se është dhunuar me sende të forta nga një person i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe është raportuar sot nga policia e Tiranës, në komunikatën e përditshme për mediat.

Nuk dihet ende se kush është personi që ka goditur me sende të forta taksistin dhe as konflikti që mund të kenë pasur mes tyre.

“Më datë 02.11.2021, shtetasi A. M, (i cili punon shërbim taxi) kallëzon se gjatë kryerjes së detyrës së tij, është goditur me sende të forta nga një person i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.