Taksisti i vrarë sot në Elbasan, vëllai i Talo Çelës, policia nis hetimet, dyshohet për hakmarrje

19

Një ngjarje tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit.

Një 50- vjeçar është ekzekutuar në Bradashesh. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se katër autorë të maskuar kanë qëlluar me pistoletë njëkohësisht ndaj Bujar Çelës në momentin qe ai ka zbritur nga automjeti dhe po futej në një lokal.

Dyshohet se 50- vjeçari ishte ndjekur deri në mbërritje në destinacion dhe se autorët pasi kanë qëlluar nuk janë larguar derisa të ishin të sigurt se Bujar Çela kishte vdekur.

Policia ka sekuestruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë e ndër të tjera ka ngritur disa pika kontrolli me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve.

Pista që po heton aktualisht policia është ajo e lidhjes familjare, pasi Bujar Çela është vëllai i një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan Talo Çelës.

Talo u shpall në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe gjithashtu dyshohet se i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës.

Dyshime të shumta janë hedhur në lidhje me paratë që u vodhën në Rinas në vitin 2019. Mendohet se banda e grabitjes, po i kërkon ende paratë, dhe ishte kjo arsyeja e përplasjes me vëllezërit Haxhia.

Sipas informacioneve Talo Çela u kishte lënë për t’i ruajtur vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj një sasi parash, dhe këta të fundit nuk ja kishin kthyer.

Teksa vëllai është nën shënjestrën e OFL, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës një taksist pa licencë mendohet të jetë ekzekutuar për hakmarrje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Kush është Talo Çela, njeriu më i kërkuar i momentit që sot iu ekzekutua  vëllai kur po pinte kafenë e mëngjesit - Shqiptarja.com

Talo Çela