Ballina Aktualitet Takimi Stoltenberg-Xhaçka, NATO vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse

Takimi Stoltenberg-Xhaçka, NATO vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim të veçantë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që mbahet në datat 14 dhe 15 shkurt në Bruksel.

“E informova sekretarin e Përgjithshëm mbi angazhimin e Shqipërisë, që brenda vitit 2024, dy përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohet fushës së mbrojtjes, si edhe rikonfirmova rritjen e angazhimit të vendit tonë në të gjitha misionet e NATO dhe BE, apo edhe në misionin e ri kombëtar siç janë emergjencat civile,” – tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Nga ana e tij, Stoltenberg vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur detyrimet e ndërmarra në kuadër të buxhetit, dedikuar në fushën e mbrojtjes, si dhe njëherësh vlerësoi kontributin njerëzor të vendit tonë në misionet paqeruajtëse, për përkushtimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve tanë.