Ballina Politikë Takimi Rama-Meta, Kryeministria: Bisedimet do të vazhdojnë

Takimi Rama-Meta, Kryeministria: Bisedimet do të vazhdojnë

Pas përfundimit të takimit të kreut të qeverisë Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta,mbrëmjen e djeshme, deklarata e parë zyrtare ka ardhur nga Kryeministria.

Kryeministria sqaroi se takimi ka qenë në frymën e një bashkëbisedimi të hapur dhe konstruktiv, si edhe faktin se bisedimet do të vazhdojnë.

“Me kërkesë të tij, kryeministri u takua me presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës,”- thuhet në reagimin e parë zyrtar.