Takimi Mitsotakis-Rama, zyra e kryeministrit grek jep detaje mbi çështjet që u diskutuan

21

Mediat greke kanë zbardhur disa nga detajet e takimit mes Mitsotakis dhe kryeministrit shquptar Edi Rama.

Në bazë të informacioneve mësohet se dy vendet do të diskutojnë me procese të përshpjetuara të gjitha mosmarrveshjet e tyre apo çështjet e lëna pezull.

Qëndrimi nga ana e palës greke është pozitiv, megjithatë duhet parë se si do të zgjidhen mosmarrveshjet dhe se për çfarë kushtesh do të bjerë dakort pala shqiptare.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.