Ballina Politikë Bruksel, takimi Kosovë-Serbi pa rezultat

Bruksel, takimi Kosovë-Serbi pa rezultat

Ballafaqimi i dy presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, këtë të enjte e la situatën Kosovë-Serbi të pandryshuar.

Presidenti Vuçiç, doli i pari pas takimit dhe paralajmëroi se nuk do të ketë një takim tjetër, nëse Kosova nuk anulon ligjin për tarifimin me 10 përqind të të gjitha mallrave serbe.

“Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë pasi Prishtina të tërheqë masat e paligjshme,”- shtoi Vuçiç.

Ndërsa presidenti Thaçi e cilësoi të pavend të komentojë vendime lokale në Bruksel, pasi pohoi se Beogradi kishte dhënë ultimatum e duke thënë tekstualisht: “Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga delegacioni i Serbisë, nga Aleksandër Vuçiç, ndërsa diskursi ynë ishte i drejtë në arritje të një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar”.