Takimi i Bashës në Durrës, pas reagimit të Ramës, reagon Nishani:”Populli po zien nga zemërimi, do jenë të pamëshirshëm!”

58

Bujar Nishani, ish-presidenti i vendit ka reaguar në lidhje me kritikat e kryeministrit Rama për mbledhjen e qytetarëve me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në Durrës.

Nishani theksoi se populli po zien nga zemërimi dhe urrejtja ndaj mafias që po i varfëron. Ish-presidenti deklaroi se ndihet i habitur nga konstatimi i Ramës se populli është në rrezik.

“Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!”-shkroi Nishani.

“Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !”-përfundoi Nishani, shkrimin.

REAGIMI I NISHANIT
Takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterin.

Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qenka në rrezik !!!
Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsteri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!
Keqbërësit duhet të kenë frikë !
Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !
Kombi nuk e pranon tradhtinë !
Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !
#TëRingremëShqipërinë