Ballina BOTA Tajvan, ‘zhduken’ 152 turistë vietnamezë gjatë pushimeve

Tajvan, ‘zhduken’ 152 turistë vietnamezë gjatë pushimeve

Autoritetet tajvaneze janë në kërkim për 152 njerëz vietnamezë që mbërritën në vend me viza turistike javën e kaluar por që u zhdukën.

Turistët arritën në qytetin jugor të Kaohsiung në datat 21 dhe 23 dhjetor, por të gjithë, përveç njërit prej tyre, duket se janë larguar, thonë zyrtarët.
Mediat lokale raportojnë se turistët janë zhdukur me synimin për të punuar ilegalisht në Tajvan.

Tajvani ka hequr taksat e vizave për disa vizitorë nga vendet e Azisë, përfshirë Vietnamin, në një përpjekje për të rritur turizmin.

Ky besohet të jetë numri më i madh i turistëve të cilët janë zhdukur që nga fillimi i programit të vizave në vitin 2015.

Agjencia Kombëtare e Emigracionit tha se ka ngritur një grup pune për të hetuar turistët dhe “grupin pas tyre”. Nëse kapen ata do të deportohen në vendin e tyre dhe do të ndalohen të hyjnë në ishull për 3-5 vite, shtoi agjencia.