Ballina Aktualitet Tahiri pasi i shtyhet seanca: Kam dy vite që pres

Tahiri pasi i shtyhet seanca: Kam dy vite që pres

Shtyhet seanca e parë për Saimir Tahirin dhe 3 ish policët, shkak është bërë mosnjoftimi i të pandehurve.

Gjatë seancës, Tahiri i kërkoi gjykatës që të mos shfrytëzojë afatet ligjore dhe të shtyjë për 2 javë seancën, pasi kërkon gjykim të panderprerë.

“A ka mundësi që të bëjmë gjyqe çdo ditë. Kam dy vite që pres”, është shprehur Tahiri.

Seanca e radhës u la në 3 korrik ora 09:00.

Sot zhvillohej seanca e parë gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit. Pritet që Tahiri të kërkonte gjykim të shkurtuar.

Ish-ministri i Brendshëm akuzohet se ka favorizuar grupin kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai përfundoi i pandehur pasi u hetua për 18 muaj, që nga tetori i vitit 2017 kur u ngritën dyshimet se sa ka lidhje me grupin e Habilajve që trafikonte drogë drejt Italisë.

Bashkë me Saimir Tahirin të pandehur u morën dhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.

Ish-ministri i ka mohuar akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij.  Më herët prokuroria e Katanias mbylli hetimet ndaj ish-ministrin e Brendshëm, pasi ndaj tij nuk u gjetën prova që e implikonin në trafikun e drogës.