Tabaku nxjerr videon:”Rama gënjen për planin e rimëkëmbjes ekonomike, bizneset po mbyllen çdo ditë”

30

PD ka publikuar një video në të cilën Kryeministri premto se brenda muajit qershor do të hartohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shkruan se Rama gënjeu tre herë brenda 15 ditëve dhe një plan i tillë ende nuk është hartuar.

Sipas saj, bizneset po mbyllen çdo ditë dhe mijëra shqitarë po humbin vendin e punës.

Postimi i Tabakut:

Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte ç’kishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.

Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën.