Ballina LAJME Suprizat e motit, temperaturat ulen ndjeshëm, kur pritet përmirësimi

Suprizat e motit, temperaturat ulen ndjeshëm, kur pritet përmirësimi

Edhe pse muaji maj, temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe dëbora në zonat malore duket se e ka larguar pranverën.

Meteoalb parashikon se dita e sotme do të shoqërohet me vranësira dhe reshje, për të shfaqur shenja përmirësimi gjatë pasdites. Ndërkohë që kthjellimet do duhet t’i presim nesër.

Sot, duke iu afruar mesditës pritet përmirësim i motit fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht edhe në zonat Lindore, ku edhe pasditja paraqitet me vranësira, por me reshje të pakta në zona të izoluara. E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territorin shqiptar.

Temperaturat sot ulen ndjeshëm në zonat Lindore por rënie më e lehtë pritet në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mesdita sjell rritje të lehtë të temperaturave në vend. Mëngjesi i së mërkurës ruan temperatura thuajse konstnate por një rritje me të paktën 2-3°C sjellin orët e mesditës duke u ngjitur në rang vendi mbi 22°C.