Ballina Kuriozitete “Superhëna” spektakolare më 19 shkurt

“Superhëna” spektakolare më 19 shkurt

Superhëna spektakolare do të shfaqet ditën e nesërme më 19 shkurt. Ajo që e bën më të veçantë atë është fakti që Hëna e Plotë do të gjendet saktësisht në pikën e orbitës së saj më të afërt me Tokën.

Sipas astrofizikantit Gianluca Masi, kjo Hënë do të jetë rreth 7% më e madhe se një Hënë normale. Kjo e 19 shkurtit është ‘superhëna’ e dytë e 2019, pas asaj që ka koenciduar me eklipsin Hëna në natën mes 20 dhe 21 janar.

“Një takim për të mos u humbur. Në 10:07 minuta të 19 shkurtit Hëna do të gjendet në një distancë me token rreth 356.761 kilometra. ‘Në 2019, nuk do të kemi më një Hënë të plotë kaq pranë nesh’, shton Masi- kështu që mos e humbni spektaklin,” – shprehet Masi.